Nenad Rashiq ende nuk e di nëse do të jetë pjesë e kabinetit të propozuar nga Albin Kurti në qeverinë “Kurti 3”.
Në një prononcim për Indeksonlinen, Rashiq ka thënë se deri tani nuk ka pasur asnjë takim apo bisedë me Kurtin lidhur me këtë çështje.
“Ende nuk e di a do të jem ministër, ende nuk kemi pasur ndonjë bisedë me mandatarin për formimin e qeverisë deri në këtë moment”, ka thënë ai për Indeksonlinen.
Sikurse në propozimet e mëparshme të Kurtit, por edhe të Konjufcës, Rashiq kishte qenë i propozuar për ministër të Komuniteteve dhe Kthimit.
Megjithatë, nëse do të jetë sërish i propozuar për këtë ministri, Rashiq ka dhënë një përgjigje interesante.
“Po përgjigjem pak me humor, nëse ndodh atëherë kjo është e treta e vërteta, është e mundur që të jem i propozuar”, është shprehur ai.
Theksojmë se në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Rashiq arriti të siguronte 3,851 vota.



Të tjera
Aktuale
Sveçla e publikon emrin e serbit të arrestuar në Merdare
Më herët, Prokuroria Speciale njoftoi se
Aktuale
Arrestohet në Merdare një person, i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar
Aktuale
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë në Kushtetuese
Asnjëri kandidat për gjyqtarë në Kushtetuese,