Policia e Kosovëa ka dhënë detaje shtesë në lidhje në lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmë në fshatin ‘Gadime’ të Lipajnit.
Njoftimi i plotë:
Fsh. Gadime e Ulët, Lipjan, 15.07.2021 – 22:00. Është raportuar se ka ndodhur një mosmarrëveshje në mes dy familjeve. Si pasojë e zënkës një i dyshuar mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar i cili ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes. I dyshuari është arrestuar nga policia si dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë është dërguar në ILM për obduksion.