“Po merr fund ,,misteri” ! Populli nuk ja huq kurr!” kështu e nis shkrimin në facebook kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, raporton Gazeta Botapress.
Ramosaj ka ndarë pak minuta më parë një fotografi me një mbishkrim të tillë, duke paralajmëruar se situata me helmimet po shkon drejt zgjidhjes.
Për situatën e krijuar, Ramosaj do të mbajë edhe një konferencë për media.
“Të nderuar përfaqësues të mediave të shkruara dhe elektronike, ju njoftoj se, për situatën e krijuar rreth helmimit të qytetarëve të komunës sonë, sot dt.15.07.2021, në ora 16:00 do të mbahet konferencë për media, në sallën e katit të tretë në objektin e komunës së Deçanit”, ka njoftuar Ramosaj.