Jeton Biqkaj do të jetë kandidat i LDK’së për kryetar të Kamenicës. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook nga dega e LDK-së në këtë komunë.
“Dega e LDK-së në Kamenicë,në mbledhjen e kryesisë së Degës me kryetar të nëndegëve sot vendosi unanimisht që kandidat për kryetar të komunës së Kamenicës në zgjedhjet e 17 tetorit të jetë Jeton Biqkaj”, thuhet në komunikatën e tyre.