Nismë e mbarë e aktivistëve, veprimtarëve e demokratëve të shumtë, të të gjitha moshave, gjinive e profileve të ndryshme, me kërkesën e Këshillit Nismëtar për,
THEMELIMIN E NËNDEGËS SË DYTË E LDK-SË PËR RHEINLAND-PFALZ
Pas një aktiviteti intensiv e të bujshëm, karshi disponimit për një organizim dhe integrim të mirëfilltë institucional, ditë më parë u formua Këshilli Nismëtar për Themelimin e Nëndegës së Dytë të Lidhjes Demikratike të Kosovës në Republikën e RheinLand-Pfalzit. Nismë nga Sali Blakaj, Fazli Hajdaraj, Beqë Ganija, Nikollë Xhoni, Adem Krasniqi, Florian Juniku, Hasan Qyqalla, etj.; që u mirëpritë nga bashkëkombasit tanë në këtë Republikë të Federatës Gjermane. Andaj ju informojmë se janë bërë të gjitha parapërgatitjet organizative e teknike, ku publikisht ju bëjmë
F T E S Ë
gjithë atyre, ish aktivistë të mëhershmë, veprimtarë të devotshëm, intelektual,afaristë, punëtorë, studentë e profile tjera, të reja e të rinjë, që të marrin pjesë dhe kontribuojnë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të organeve udhëheqëse, në KUVENDIN THEMELUES TË NËNDEGËS SË DYTË TË LDK-SË PËR
RHEINLAND-PFALZ, QË DO TË MBAHET,
TË DIELEN, MË 7 KORRIK 2024, ORA 13:00
GASTSTÄTTE “ALTE STERN”
ASBACHER STRAßE 139
53545 LINZ AM RHEIN
P.S.
Të ftuar janë edhe përfaqësuesit e Degës ku gravitojmë si dhe Kryetari e Kryesia Qëndrore.Padyshim presim dhe praninë e kontributin e tyre që do ta begatojnë KUVENDIN e mirëpritur.
Me shumë respekt, Këshilli Organizativ:
Kryetar, Mr. Ing. Sali Blakaj; anëtarë: Fazli Hajdaraj, Nikollë Xhoni, Beqë Ganija, Adem Krasniqi, Florian Juniku dhe Hasan Qyqalla