Nëndega e LDK-së për NRW-Gjermani mbështetë me vendosmëri ngritjen e Shtatores së Hero Bylbyl Breqanit
Nisjatives për ngritjen e shtatores për Hero Bylbyl Breqanin ,Kryesia e Nëndeges i përgjigjet pozitivisht pa hezitim.Sot në një mbledhje ,vendosëm që ta përkrahim aksionin.Në fillim mbledhjen e hapi kryesuesi Jakup Gërguri.
Per nisiativen foli Z.Hilmi Gashi,duke sqaruar planin per realizimin e projektit. E ftuar ishte edhe motra e Heroit,zonja Farie Hazir Breqani(Hasanaj),e cila falenderoj të pranishmit për ftesen dhe angazhimin .Zonja Breqani spjegoj pastaj për nismen ,dhe planin e aksionit.Shtatorja është porositur , dhe është planifikue të ngritet më 28 Nëntor 2024.Është kjo nismë dhe aksion i përbashkët nga Shqipëria dhe Kosova, me Këshill Kombëtar Organizativ për ngritjen e Memorialit e të Shtatores, me Kryetar Rexh Byberi, kryebashkiak i Tropojës, Nënkryetar Rrustem Berisha – ish Komandant në Koshare dhe ish Ministër i Mbrojtjes dë Kosovës; antarë: Anton Quni- ish Ministër i Mbrojtjes së Kosovës, ndër komandantët në Koshare; gjeneral Fadil Hadërgjonaj, ndër komandantët në Koshare; dr. Islam Lauka, ish Ambasador i Shqipërisë në Kosovë, e të tjerë.
Në diskutim u kyqen gjithë të pranishmit,dhe zgedhen edhe një komision për realizimin e aksionit;Asllan Lajqi,Afrim Nuha ,Afrim Salihu dhe Jakup Gerguri.
Luten të interesuarit që mjetet ti dërgojnë në Konton e hapur nga Këshilli Kombëtar Organizativ ,të cilin e gjeni më poshtë,mundësisht një kopi e tregoni këtu te grupi,ose te një nga antarët e komisionit.Që më parë ju falenderojmë për kontributet tuaja.
Bylbyl Hazir Breçani i Epopesë së Koshares, i Brigadës 138 “Agim Ramadani” mban këto vlerësime e nderime: *“Hero i Kosovës” (Kosovë, 2019); *“Dëshmor i Kombit” (Kosovë, 2017); *“Dëshmor i Atdheut” (Shqipëri, 2004); *Medaljen “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu” (Kosovë, 2019); *“Qytetar Nderi” i Tropojës (Shqipëri, 2018); *“Qytetar Nderi” i komunës Bujan (Tropojë); *“Mirënjohje” nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK); *“Mirënjohje” nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës; *Medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet” (Kosovë, AAK, 2021); *Çmimin e Madh “Yjet e Kombit”(“Takimi i Madh i Prishtinës, 2024”);*Shkolla në Markaj, në vendlindje, e mori emrin e Tij (Tropojë); *Një rrugë në qytetin e Bajramcurrit e mban emrin e Tij (Tropojë); *Një rrugë në komunën e Prishtinës, kryeqytetin e Republikës së Kosovës, e mban emrin e Tij; *Akademi Përkujtimore Jubilare për Heroin Bylbyl Hazir Breçani në 20 vjetorin e rënies së Tij, nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Sh.T.Z. Ramush Haradinaj (24 qershor 2019, në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, salla “UNESCO”); *Konkurs Poetik Kombëtar për heroin Bylbyl Hazir Breçani (Shqipëri, 2019); *Themelohet Çmimi i Lartë “Bylbyl Breçani” në vitin 2021; * Dhjetra këngë, poezi, artikuj, kumtime, i janë kushtuar Heroit Bylbyl Hazir Breçani (në vitet 1999-2024); *13 maj 2024;- Akademi Përkujtimore Jubilare për Heroin Bylbyl Hazir Breçani (Tiranë); *Nëntor 2024- do të ngrihet Memoriali për Epopenë e Koshares dhe Shtatorja për Bylbyl Hazir Breçanin, një nga 114 Heronjtë e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, që përbëjnë një Kompleks skulpturor, muzeal, natyror, në rrugën “Bylbyl Breçani” në Tropojë e, që mirëpritet të përurohet në prag të Festës së Flamurit, në Nëntor 2024.
AKTI i TIJ i RËNIES
Më 25 qershor 1999, Bylbyl Breçani niset me detyrë misionare ushtarake, së bashku me disa shokë luftëtarë, shkojnë për t’i nxjerrë dy luftëtarë të tjerë shqiptarë të Kosovës dardane, të mbetur në fushë lufte, të mbetun pa u varrosur, për t’i tërhjekur trupat e tyre të pajetë.
Në këtë aksion të guximshëm heroi Bylbyl Hazir Breçani bie në tokë të minuar me mina të ushtrisë pushtuese, aneksuese e shovene serbe në Shkozë të Mulliqit në Koshare, në Gjakovë të Kosovës. Bylbyl Breçani e dha jetën e tij të re në moshën 25-vjeçare, bashkë me Ali Fejzullahun nga Mitrovica dhe plagoset Isuf Mulliqi.
Bylbyl Hazir Breçani u varros me nderimet më të mëdha nga populli i Tropojës dhe bashkëluftëtarët e tij të Luftës së Kosovës që e përcollën nën breshërinë e armëve.
Eshtrat e tije tani prehen në Kompleksin Memorial të Koshares në Gjakovë, në tokën ku ai derdhi gjakun e tijë për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Kosovës, për Bashkimin Kombëtar Shqipëri-Kosovë.
Nëndega e LDK-së për NRW-Gjermani apelon te Nëndegët ,dhe Degët në Mergatë të kontribuojnë ,dhe për këtë qështje kemi ftue të Dielen ,më 16.06.2024 një Video/Konferencë ,në bashkëpunim me Degen 2 , dhe G.P.M. nga Qendra,nga i cili ka konfirmue pjesëmarrjen z.Anton Quni, i cili edhe ka falenderue për nisjativen.Ne takim do marrin pjese edhe antarë tjerë nga Këshilli Organizativ.
Për Nëndegen Jakup Gërguri 14.06.2024 NRW-Gjermani
All reactions:
13