Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka kontraktuar një kompani për të furnizuar këtë institucion me dyshek, batanije dhe jastëk kundërzjarr, transmeton IndeksOnline.
Kontrata në vlerë rreth 60 mijë euro i është dhënë kompanisë ‘Empreus Sh.P.K’ dhe e njëjta është nënshkruar të enjten.
Sipas njoftimit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), kjo kontratë është në realizim dhe e njëjta ka një menaxhere mbikëqyrëse.
Dyshekët, batanijet dhe jastëkët kundërzjarr do të shpërndahen nëpër burgje. Materiali është kundërzjarr për sigurinë e të burgosurve./