Analiza kimikale e ujit në Deçan ka rezultuar e pastër.Sipas zyrtarëve nga Hidrodrini tash duhet të priten edhe ato mikrobiologjike, teksa do testohen edhe mineralet e rënda, njofton Klan Kosova.
Kjo nuk është hera e parë që në këtë qytet dyshohet për helmim nga uji, pasi edhe disa javë më parë kishte ndodhur diçka e tillë.
Kjo e ka shtyrë kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj, të supozojë se mund të jetë diçka e qëllimshme.Deri të verifikohen të gjitha analizat, uji për fshatrat nga po lajmërohen pacientët është ndalur, teksa edhe Prokuroria Themelore në Pejë, varësisht nga rezultatet do ndërmerr hapa hetimor.