Kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka nisur fushatën e tij për zgjedhjet e 17 tetorit në një mënyrë goxha interesante e kreative.
Ai nëpërmjet një video në Facebook ka treguar se ka vendosur që të shkojë të flejë nga një natë në çdo lagje të Prishtinës.
“Kam vendosë që ditëve të radhës me bujtë në lagje të ndryshme të Prishtinës, nuk është njësoj si me folë për probleme si me i përjetu ato”, tha Ismaili.