Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBAShK), ka filluar protestën e sotme, shkruan Gazeta Express.
Përmes pankartave ata kanë kërkuar realizimin e kërkesave të tyre.
Në të kundërtën ata kanë paralajmëruar veprime sindikale.
Protesta është duke u mbajtur me rastin e 1 Majit – Ditës së Punëtorëve.
Marshi i protestuesve ka nisur nga Biblioteka Kombëtare, për të vazhduar drejt Ministrisë së Arsimit dhe për të përfunduar para Qeverisë.