Kosova një vend filiz i demokracisë prej ku ende vrasjet dhe dhuna ndaj grave të post luftës është e freskët dhe mban era dhimbje në çdo familje shqiptare të kosovës. Vitet e fundit sidomos pas situatës pandemike të korona virusit shoqëria kosovare ka shfaqur një tendencë në rritje të numrit të viktimave të dhunës në familje. Ngrihesh në mëngjes dhe direkt në lajme lexon një tjetër njoftim për një grua që u vra në Kosovë.
Përse po vriten gratë në Kosovë kaq shpesh?
Çdo javë po vritet nga një grua, një nënë fëmijësh, një bashkëshorte, një motër, një bijë e dikujt. Trishtimi njerëzorë të kaplon kur nga pavetëdije të del fjalia:
– Për cfarë e ka vrarë?
Nuk ka rëndësi qëllimi i aktit, akti nuk duhet të kryhej në asnjë formë dhe mënyrë. Gratë janë dhe do mbeten të pafuqishme për tu shprehur për të reaguar dhe për të raportuar dhunën.
A ka justifikim dhuna?
Në cilën kulturë njerëzore dhuna që ushtrohet ndaj një njeriu gjeneron dashuri për dhunuesin?! Si mundet që e njëjta shoqëri prodhon standarte sjelljesh dhe edukimi ekstremisht të ndara, por realisht të aftërta nën të njëjtën strehëz: dhunuesin edhe viktimën?! Gratë e nënshtruara të cilat i shtrojnë sofrën vrasësit të tyre, pak a shumë është si të jetosh me ‘engjëllin e vdekjes’ çdo ditë, ti lash rrobat, ti përgatisësh darkën, ti përgatisësh kafen dhe çajin, të kujdesësh edhe për vjerrin dhe vjerrën, farefisin e vrasësit, të kujdesësh edhe në plotësimin e tekave bashkëshortore intime dhe po e njëjta grua pasi ke mbajtur kaq shumë pesha morale dhe familjare duket të jetë në fund edhe tabela e tij e qitjes me armë! Një tension familjarë që përshkallëzohet në krim vjen si pasojë e një paaftësie komunikuese ose nga mungesa e komunikimit në familje, mes bashkëshortëve apo edhe nga raporti prind-fëmijë. Roli prindërues është tepër i domosdoshëm në formimin edukues dhe të ngritjes së themeleve të forta të komunikimit.
Një studiues i njohur I qujtur Gabor Maté do ti përcaktonte prindërit si rregullatorët biologjik të sistemeve të papjekura fiziologjike dhe emocionale të fëmijës. Sipas Maté dashuria prindërore nuk është thjeshtë një përvojë emocionale e ngrohtë dhe e këndshme; ajo është një gjendje biologjike thelbësore për një zhvillim të shëndetshëm fiziologjik dhe psikologjik. Krimet ndaj grave edhe një herë na risjellin trishtueshëm faktin e vetëm: rëndësinë e komunikimit në familje dhe specifikisht në marrëdhëniet bashkëshortore. Shoqëria aktuale kosovare për shkak edhe të dinamikave historike të post luftës dhe situatave konfliktuale të vazhdueshme fundi i të cilës mund të jetë i paparashikueshëm janë nga treguesit sesi kjo shoqëri po gjeneron popullata ankthioze dhe traumatike. Ankthi kolektiv i trashëguar nga post lufta dhe i patrajtuar po jep efektin e tij social. Çerek shekulli ka kaluar nga vrasjet makabre në trojet shqiptare, sot brezi i gjyshërve dhe prindërve të patrajtuar nga traumat e tyre të luftës, sot janë vjerra dhe vjerri, nëna dhe babai i viktimës dhe dhunuesit. Kosto e fshehur e traumave të mbivendosura dhe të patrajtuara janë viktimat dhe dhunuesit që dëgjojmë në kronikat e lajmeve. Fëmija i errësirës i patrajtuar ngre kokën për tu dëgjuar në familje, në shoqëri edhe nëpërmjet formës së dhunës fizike ai vulos të ardhmen që nuk do doje për veten në kushtet e fëmijës së dritës brenda teje.
A është e mundur të mos e zgjojmë këtë ‘fëmijën e errët’ brenda nesh dhe të përpiqemi për një dialog familjarë?!
Përgjigja që shumë prej jush e ka paramenduar përpara sesa të lexoni fjalinë time deri në fund është e menjëhershem:
Po! Trajtimi psikologjik!!!
Bëj thirrje të gjithë institucioneve qeveritare dhe shoqërisë civile ta shohin si prioritare në objektivat e tyre tematikën e mirëqënies së shëndetit mendorë social. Më shumë se kurrë ka lindur nevoja që ti jepet përparësi edukimit të shëndetit mendorë, trajtimeve psikologjike për shkak se më shumë se kushdo vend tjetër, Kosova ka qënë vatra e një trauma të madhe sociale të luftës, efektet e së cilës i ndjen gjenerata e sotme. Në kohë lufte mbijetohet, por është koha e paqes ajo që i nxjerr në shesh të gjithë të fshehtat që u ndrydhën dhe që vlojnë brenda vetes. Në fakt, nëse do ta shihnim nga kjo prespektivë, ky është një tregues që Kosova si një shtet i ri është në vitet e saj të paqes politike dhe historike dhe kjo kohë vetëm sa ka filluar të zgjojë tranzicionin individual dhe moral të popullatës e cila tashmë raporton çdo javë nga një grua të vrarë. Nëse do të ndiqnim këtë logjikë, e njëjta shoqëri mban edhe dhunuesin edhe viktimën, përse nuk raportohet asnjë burrë i vravë nga gratë?
A mos është ky tregues që e njëjta shoqëri ka prodhuar modele gjinore ektremisht jashtë standarteve të të drejtave njerëzore?!
Burri në rolin e kontrolluesit dhe të atij që i dëgjohet fjala në mënyrë të pa kontestueshme dhe që merr vendimet se si dhe se kur dhe se sa do jetoj gruaja. Ndërsa gruas nga ana tjetër i mvishet roli i bashkëshortes-shërbyese deri në vetflijim dhe në nënshtrim të pa kontestueshëm për ‘gjykatësin e saj suprem familjarë’ si dhe sa do jetoj, si dhe sa do fitoj, si dhe sa do shpenzojë, si dhe sa do dashurojë, si dhe sa do komunikojë dhe si dhe sa fëmijë do të lindë?!
Në fakt jo të gjithë e gjenë vete në këto realitete pasi që shoqëria kosovare shfaq edhe tendenca të një bipolariteti moral, nga njëra anë tendeca tradicionale e gruas ‘skllave’që servir çajin, që kryen detyrat familjare e që nuk guxon t’a kundërshtojë burrin dhe familjarët e tij dhe nga ana tjetër shikojmë një shoqëri modern artisike kosovare e cila prodhon artistë të niveleve ndërkombëtare, moderne, të figurës së pavarur së gruas, e cila çdo pëllëmb të trupit të saj e ka të pikturuar sipas lirisë së imagjinatës së saj dhe që në mënyrë sensuale ose jo, provokojnë dhe me artin e tyre të guximit dhe talentit na pasqyrojnë atë imazh të Kosovës së përparuar dhe demokratike, që kur dashuria mbaron, ekziston divorci, kur ka paaftësi komunikuese kërkohet ndihmë dhe kur ka vrasje të gjithë bashkë bshkohemi për kauzën e madhe në mbrojtje të jesës në trevat shqiptare.
Ndër vite të ekperiencës sime profesionale kam reaguar sa herë ndodhte një krim në familjet shqiptare, këto ngjarjet e vrasjeve në Kosovë më rikthyen aktualitetin e Shqipërisë përpara një dekade ku çdo ditë raportoheshin viktima të dhunës në familje. Shpresoj që këtë razicion socio-individual Kosova ta kapërcej më shpejt dhe në mënyrë profesionale duke mos bërë gabimet institucionale të simotrës së saj por duke i dhënë zë dhe fuqi gruas, promotorrit të vlerave të shoqërisë që sa më shumë tentojmë t’ja mbyllim gojën aq më shumë do t’ja vrasim të ardhmen filizve të rinisë.
P.S. Autorja eshte Specialiste e Mbrojtjes së Fëmijëve Sektori i Shërbimeve Publike Njësia Administrative Vaqarr Bashkia Tiranë