Ambasadori i Kosovës në NATO, Astrit Zemaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 75-vjetorit të themelimit të kësaj aleance ushtarake.
Ai në këtë përvjetor pati mundësi njëherit të takohej edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, z. Antonio Tajani.
Zemaj shprehu falenderimin dhe mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e Italisë dhe forcave të saja të armatosura në vendin tonë.