Botapress 9 Korrik – Luftëtarët shprehen të mllefosur me qeverinë pasi sipas tyre nuk po i mbrojnë ish krerët e UÇK-së.Të sinkronizuar në hapa por edhe me qëllime e nisën marshin nga “Sheshin Skënderbe” në Prishtinë.
Nën valëvitjen e flamurit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe prirjen e ish luftëtareve të kësaj ushtrie po protestohet kundër mbajtjes së krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ndonëse të paktë në numër, kuptimi dhe mesazhet e kësaj proteste ishin të qarta e madje kishin edhe adresa specifike.
Mesazhe të qarta u dërguan në drejtim të qeverisë, por fjalë kishte edhe për gjykatat përtej kufijve.
Ky marshim pati një destinacion, shtatoren e Zahir Pajazitit.
Pranë tij qëndronte një nga luftëtarët të cilit uniforma e UÇK-së i është bërë e pandashme.
Mënyrat e nderimit ishin nga më të ndryshmet.
Të mllefosur këta protestues kërkonin lirimin e udhëheqësve të tyre, unifikimin e popullit dhe mos përdorimin e dokumentacionit serb.
Ai tutje i ka bërë thirrje popullit.
I dëshpëruar me pjesëmarrjen në këtë proteste e nën emocione u shpreh një mërgimtar.
Akuza kishte edhe ndaj qeverisë sipas së cilëve nuk po bënë asgjë për lirimin e krerëve të UÇK-së
Pas përfundimit të marshimit, këta të fundit u larguan derisa protesta u përmbyll e qetë.