Është arrestuar një person në Gjilan pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të rij, i është gjetur dhe sekuestruar 1 kg e 154.6 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Policia ka njoftuar se bastisja është kryer të martën rreth orës 10:00, transmeton IndeksOnline.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa me rastin po merret njësiti i antidrogës.