Fillimi i muajit gusht ka nisur me një fluks të lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinës.
Më të shumtë janë qytetarët e Kosovës, që nisen drejt Shqipërisë. Ata thonë se nisen prej vitesh drejt bregdetit shqiptar për çmimet dhe shërbimin.
Të ardhur nga Gjermania e shumë vende të tjera, shqiptarët e Kosovës janë besnikë të bregdetit shqiptar. Kalojnë shtete të shumta, por destinacioni kryesor mbetet Shqipëria.
“Plazhi i Shqipërisë është plazhi më i mirë në botë, nuk ka më mirë. Kemi dëgjuar që kanë ndryshuar çmimet, por ta shohim,” thonë një çift shqiptarësh, që ka kaluar mes Maqedonisë së Veriut nga Gjermania për të vizituar qytetet e vendlindjes.
“Kam dëgjuar për plazhet në Shqipëri. Vij për herë të parë. Jam nisur drejt Vlorës e shpresoj të më pëlqejë siç e kam parë në video dhe foto,” thotë një turist i huaj.
Vetëm në 24 orët e fundit kanë hyrë në vendin tonë më shumë se 32 mijë shtetas.
Të tjera
Aktuale
Si ndodhi aksidenti tragjik në Dollc të Klinës, ku humbi jetën një person dhe pesë u lënduan?
Policia e Pejës ka dhënë detaje
Aktuale
Çfarë synohej me mbylljen e Urës së Ibrit, Jamie Shea: S’ishte ideja e ndarjes së Kosovës
24 qershori 1999 shënon ditën kur
Aktuale
DASH anulon mbi 6 mijë viza studentore, Ambasada Amerikane: Shkelën ligjin dhe mbështetën terrorizmin
Departamenti i Shtetit ka anuluar më shumë