Një vdekje mjafton për të sjellë një gjendje të rënduar emocionale në çdo familje, por gjithçka bëhet edhe më e vështirë kur, në të njëjtën ditë, një familje humb dy persona të dashur.
Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në fshatin Duraj të Kaçanikut, ku brenda të njëjtës ditë kanë ndërruar jetë gjyshja dhe nipi i saj.
Shpend Nexhmedin Zenuni, i riu nga Duraj, ka humbur jetën pas komplikimeve shëndetësore, të cilat, sipas burimeve familjare, dyshohet se lidhen me një ndërhyrje kirurgjikale në lukth, të kryer rreth dy javë më parë në Turqi për trajtimin e mbipeshës. Pas operacionit, atij dyshohet t’i jetë shfaqur një infeksion në zonën e ndërhyrjes, gjë që besohet të ketë çuar në përkeqësimin e gjendjes së tij deri në vdekje.
Tragjedia është thelluar edhe më shumë pasi, në të njëjtën ditë, ka ndërruar jetë edhe gjyshja e Shpendit, Mirije Prushi-Zenuni, nëna e babait të tij, duke sjellë dy humbje të mëdha për familjen Zenuni.
Varrimi i tyre do të bëhet sot në orën 14:00, në fshatin Duraj të Kaçanikut.



Të tjera
Lajme
Apel për ndihmë: Dyvjeçarja nga Prizreni, Klea Arifaj, ka nevojë për ndihmën tuaj
Klea Arifaj, një vajzë dyvjeçare nga
Aktuale
Masat ndaj Kosovës – OEK i dërgon letër Kallasit, kërkon heqjen e tyre
Masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës
Lajme
Peci numëron pesë vendimet e para që do t’i bëjë si Kryetar i Mitrovicës së Jugut
Pas betimit në seancën inauguruese të