Bailey Cooper, një 9-vjeçar i cili po vuante nga një sëmundje e rëndë, i kishte lutur prindërit e tij të mos qajnë më shumë se 20 minuta pasi të vdes.
Bailey Cooper kishte luftuar me të gjithë forcat e tij që prej verës së 2016-ës deri në 25 dhejtor 2018. “Qani për mua vetëm 20 minuta dhe më pas pushoni. Vëllai dhe motra ime e vogël kanë nevojë për ju. Jepni shumë dashuri, gjithë dashurinë që unë nuk ua dhashë dot”, tha Bailey
Edhe pse vetëm 9 vjeç, Bailey e dinte që do të vdiste ndaj edhe kishte planifikuar funeralin e tij.
‘’Ai donte që të gjithë njerëzit që do të merrnin pjesë të visheshin si super heronj, dhe t’u shpërndante lodrat, veshjet dhe librat e tij fëmijëve në nevojë’’, thotë nëna e tij Rachel. /Botapress/