Kryetarja e Partisë Socialdemokrate të Unifikuar (SDU) dhe kandidatja për deputete, Duda Balje, për FrontOnline ka folur pas vendimit të KQZ-së për të mos certifikuar Ena Bujupin si kandidate për deputete nga komuniteti boshnjak në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Bujupi është motra e Donika Kadaj-Bujupit, e cila punon në Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Balje e cilësoi këtë proces si të manipuluar dhe si përsëritje të rasteve të mëhershme.
“Unë u befasova kur e pashë këtë, por koalicioni VAKAT është déjà vu. Këtu ka pasur manipulim. Hera e parë ka qenë me vota, kjo është hera e dytë ku kanë provuar me fut zonjën Ena, për të cilën asgjë kundër nuk kam, por nuk më ka ardhur me të mira se Donika ka pranuar”, deklaroi Balje.
Ajo theksoi se sipas një hulumtimi të bërë nga SDU, përkatësia e deklaruar e Ena Bujupit ka qenë gjithmonë shqiptare.
“Ata kanë deklaruar vetëm gjithmonë si shqiptare. Për mua ka qenë befasi qysh kështu. Këtu mundet me qenë vetëm një qëllim: me nxjerrë vendin e boshnjakëve, sepse është shumë e lehtë nga shqiptarët me mbledhë vota sesa nga komuniteti boshnjak’’, tha ajo për FrontOnline.
Balje tha se KQZ mund të konfirmojë mënyrën e regjistrimit të Bujupit në Komunën e Istogut.
“Ajo e ka regjistruar veten si shqiptare në vitin 2009 dhe ka qenë kandidate për Asamblenë Komunale të Istogut nga AAK,” tha ajo. Sipas Baljes, fakti që Bujupi ka lindur në Sarajevë dhe ka nënën boshnjake nuk mjafton për të plotësuar kriteret kushtetuese: “Asnjëherë s’ka folur boshnjakisht, asnjëherë s’ka marrë pjesë në evente boshnjake, asnjëherë s’ka shkruar status në gjuhën boshnjake. Vetë ka deklaruar se është shqiptare dhe s’mundesh me e fut në listë si boshnjake”, u shpreh ajo.
Kryetarja e SDU paralajmëroi se ky rast paraqet rrezik precedent për të gjitha komunitetet jo-shumicë.
“Sot ndodhi tek ne, nesër mund të ndodhë tek komunitetet tjera,” theksoi ajo, duke shtuar se nuk e kishte pritur një veprim të tillë nga Donika Kadaj-Bujupi: “Ajo punon në Presidencë dhe ka lejuar me ndodhë kjo me një vërtetim të nxjerrë para disa ditësh”, shtoi tutje Balje për FrontOnline.
Balje përfundoi se identiteti boshnjak nuk mund të përdoret si mjet electoral.
“Me qenë boshnjake është stil i jetës. Nuk është fer dhe nuk duhet ta lejojmë këtë. Shpresoj se do të jetë hera e fundit”, përfundoi ajo.



Të tjera
Aktuale
Ballkani në margjina, Ballkani në qendër: Si e sheh SHBA-ja rajonin?
Dikur pjesë e vizionit strategjik
Aktuale
Is h-aktivisti i VV-së zbulon se si njerëzit e Kurtit ia çelën derën EFT-së së Hamoviqi
Berat Lahu, ish-aktivist i Lëvizjes
Lajme
KQZ nis dërgimin e fletëvotimeve për votuesit me postë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar