Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj është përplasur me deputetët e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës pasi ajo filloi fjalën e saj në seancë për shkarkimet e bordeve nga qeveria Kurti.
Kadriaj ka ndërprerë fjalën e saj duke iu drejtuar deputetëve të VV-së se nuk i pyet se çfarë duhet të flasë pasi paraprakisht kryesuesja e seancës Saranda Bogujevci iu drejtuar deputetes së AAK-së se janë duke diskutuar për shkarkimin e Bordit të RTK-së.
“A duhet me të vetë ty se çka me folë, çka keni, une të veti ty çka me folë a”, u është drejtuar Kadrijaj deputetëve të VV-së.
Deputetja më pas ka kërkuar nga nënkryetarja Bogujevci që t’i disiplinojë deputetët e partisë së saj. “Kryesuese a mundesh me mbajt pak rendin dhe disiplinoj këta anëtarët e Byrosë Politike të Vetëvendosjes” është shprehur Kadriaaj.
Pas kësaj Bogujevci ka kërkuar nga deputetja që të ketë kujdes me fjalët. “Zonja Kadriaaj të lutem keni kujdes me fjalën në fakt u tërheqa vërejtjen të gjithë deputetëve që ishin duke folë”, tha Bogujevci.
Flet edhe Armend Muja: Koha është që televizioni publik të mos i shërbejë vetvetes
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka kritikuar menaxhmentin e RTK-së për refuzim të lejimit të auditimit dhe tejkalim të shpenzimeve.
Gjatë fjalimit të mbajtur në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ai u shpreh se refuzimi i RTK-së për auditim është bërë mbi arsyetime të ndryshme, të tilla si ‘jo sepse po cenohet pavarësia e RTK-së, etj.’. Nuk është ky arsyetim. Pse i ik ti auditimit?
Arsyetimi tjetër ka qenë që kështu bëhet ligji i RTK-së, por zyra e Kuvendit ka dhënë verdiktin se asnjëherë s’ka pengesë ligjore që të auditohet RTK-ja.
Muja po ashtu u shpreh se modeli i financimit nuk është adekuat dhe se u refuzuan propozime të financimit që janë të pranueshme.
“RTK-së i duhet edhe qëndrueshmëria e televizioneve të tjera. RTK s’ka strategji, ka tejkalim të shpenzimeve dhe borxhe, ndërsa për këtë si arsyetim është dhënë se ‘valla është formuar televizioni në gjuhën serbe’, ndërsa janë 58 gazetarë dhe nuk janë ë mjaftueshëm për ta shpjeguar dyfishimin e shpenzimeve”.
“Shpenzimet në punëtorë janë 70%. RTK ka përfituar rreth 7 milionë euro gjatë kohës së parapagimit. Janë paratë e taksapaguesve të Kosovës dhe do të auditohen.
“Ne si Lëvizje Vetëvendosje jemi të përkushtuar që tash e tutje të fillojë edhe evropianizimi i Radio Televizionit të Kosovës sipas parimeve të EBU-së. Koha është që televizioni publik të mos i shërbejë vetvetes por publikut”, deklaroi Muja.
Shkarkimi i bordit të RTK-së, ja si e quan AAK vendimin
Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërin e Kosovës, e ka quajtur puro-politik, rekomandimin për shkarkim të bordit të Radio Televizionit të Kosovës.
Sipas tij ky vlerësim është i njëanshëm, dhe thjeshtë pohon se bëhet për të vendosur një bord tjetër nën menaxhim të Qeverisë Kurti.
”Në rrethana as nuk ish dashur të vie, as nuk ish dashur të trajtohej në këtë forë”.
”Ky shkarkim për vlerësimin tim është puro politik, është i njëanshëm. Ka të bëjë me një vendim që buron thjeshtë-shqip, për ta vendosur një bord tjetër, i cili është në menaxhim të Qeverisë”.
”Ne si GP i AAK-së, vlerësojmë se ky është rekomandim, që të vetmin synim e ka të krijojë një bord tjetër i cili do t’i shërbejë qeverisë por jo publikut”.
Shkarkimi i Bordit të RTK-së, ja çfarë mendon Agim Veliu
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë diskutuar për shkarkimin e bordit të RTK-së.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, kritikoi Qeverinë Kurti, duke thënë se po bëjnë sulme ndaj atyre që nuk mendojnë njëjtë si pushteti.
“Sulm ndaj fjalës të lirë, edhe të atyre që nuk kanë mendim të njëjtë si të Qeverisë. Po sulmohen ekspertet, shërbyesit civil, secili që nuk mendon si ata. Dënimi kolektiv, iu takon regjimeve autoritare që kanë probleme me fjalën e lirë. RTK ka pasur nevojë për auditim dhe të kërkohet llogari nga individët, por jo kolektive”, tha ai.
Tutje, Veliu tha se shkarkimi i Bordit të RTK-së, do të jetë njollë e demokracisë.
“Kjo që po ndodhë sot do të jetë njollë e demokracisë, do të ketë reagime. Shteti po zhytet në autokraci. RTK-së le t’ia ndërrojnë emrin lë të bëhet televizioni i partisë pushtet”, tha ai.
Veliu në emër të LDK-së, tha se distancohen nga goditja e RTK-së. Bedri Hamza nga Grupi Parlamentar i PDK-së, gjatë diskutimit për shkarkimin e Bordit të RTK-së, ka thënë se po ndryshohet puna e komisioneve të Kuvendit.
“Është totalisht e padrejtë dhe e papranueshme me thanë që një institucion sikurse RTK nuk ka pasur auditim. Këtë e demanton edhe deklarata e bordit të RTK në prill të vitit 2021. Nuk jam këtu në emër të PDK ti mbroj shkeljet ligjore të kujtdo qoftë. Mirëpo kjo nuk është kapje e shtetit kjo është plasje e shtetit”, ka thënë Hamza.
Ai ju drejtua ekzekutivit që: “shkarkoni me një vendim të gjitha Bordet, mirëpo le të mendojnë edhe ata që janë duke i bërë këto veprime se mund të përballen me ligjin. Është keqpërdorim i detyrës zyrtare kur ki tejkalim të kompetencave”.
Hamza ka shtuar se nuk mund të ketë emërim individual e shkarkim në tërësi.
Kuvendi nuk miraton Raportin vjetor të RTK-së për vitin 2020
Me 62 vota kundër, Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar raportin vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020.
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal dhe Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i kanë rekomanduar Kuvendit që të mos miratohet ky raport.
Diskutimi për këtë raport ka përfunduar në seancën e djeshme por për shkak të mungesës së kuorumit. Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, e ku në rend dite është shkarkimi i Bordit të RTK-së.
Kuvendi nuk e miraton raportin vjetor të punës së RTK-së
Ky është rendi i ditës:
9. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
10. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,
11. Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.
Kuvendi pritet të votojë sot për shkarkimin e Bordit të RTK-së
Kuvendi i Kosovës vazhdon edhe sot punimet. Në seancën e sotme që është vazhdim i të djeshmes pritet të shqyrtohen edhe tri pika të rendit të ditës.
Ndër to, shkarkimi i anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Seanca pritet të fillojë në ora 10:00
Ky është rendi i ditës:
9. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
10. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,
11. Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit./Botapres/