Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe qirave ka qenë faktor kryesor që ndikoi në inflacionin e muajit nëntor, i cili u regjistrua në 2,1%, duke u rritur pak nga niveli 2% i nëntorit 2024.
Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” shtoi 0,81 pikë përqindje në inflacion, ndërsa “Ushqime dhe pije joalkoolike” kontribuoi me 0,51 pikë përqindje. Përveç këtyre, çmime më të larta janë regjistruar edhe në kategoritë “Mobilie dhe pajisje shtëpie”, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Hotele dhe restorante” si dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme”.
Krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar, rritja më e ndjeshme është shënuar te shpenzimet për banesë, me +4%, ndërsa pijet alkoolike dhe duhani u rritën me +2,9%, mobiliet me +2,8%, dhe shërbimet kulturore dhe argëtimi me +2,6%. Çmimet e ushqimeve vijojnë të rriten me 1,5%, kryesisht për shkak të shtrenjtimit të qumështit, djathit dhe vezëve (+4,9%), vajrave dhe yndyrnave (+4,6%) dhe peshkut (+3,3%).
Nga ana tjetër, krahasuar me muajin tetor 2025, disa kategori regjistruan ulje të lehta: “Argëtim dhe kulturë” –0,8%, “Veshje dhe këpucë” –0,5%, dhe ushqimet –0,4%. Ndërkohë, “Komunikimi” dhe “Mobilie e pajisje shtëpie” shënuan rritje të vogla, secila me +0,1%.



Të tjera
Lajme
Koalicioni me LDK-në në Mitrovicë, Peci ‘godet’: Me 3% nuk punon as iPhone
Pas prishjes së koalicionit në Komunën
Aktuale
Alarmante: Mbi 3 mijë persona humbën jetën në aksidente nga vitit 2000
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së
Aktuale
A është prishur koalicioni me Faton Pecin? Flet Gëzim Plakolli i LDK-së
Koalicioni mes Lidhjes Demokratike të Kosovës