Kurti me njoftim të ri për pagën minimale, në tetor u mor vendimi për rritje

Pak ditë para zgjedhjeve të parakohshme, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka rikujtuar për publikun vendimin e marrë më herët nga Qeveria për rritjen e pagës minimale në Kosovë.

Sipas Kurtit, nga janari paga minimale do të rritet nga 350 në 425 euro bruto, ndërsa faza e dytë e rritjes, që do të hyjë në fuqi më 1 korrik, parashikon që paga minimale të arrijë në 500 euro. Ai theksoi se nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat.

“Nga muaji i ardhshëm paga minimale bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash. Kurse nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale bëhet 500 euro, siç edhe e kemi paraparë me vendimin që kemi marrë si Qeveri”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Qeveria në detyrë e Kosovës, në mbledhjen e 31 tetorit, ka marrë vendim për rritjen e pagës minimale.

Të tjera

Aktuale

DW: Do të marrë fund lufta me Iranin brenda dy ose tre javësh?

Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh

Lajme Sport

Zbardhet kalendari i Kupës së Botës 2026: 104 ndeshje dhe format i ri

Pas përfundimit të eliminatoreve, vëmendja e

Lajme

Peci ndan nga 50 euro për fëmijët autikë të Mitrovicës

Në Ditën Ndërkombëtare për Ndërgjegjësim ndaj