Një rast i rëndë ka ndodhur para dy ditësh në Gushtericë të Poshtme në Graçanicë, ku një grua u rrah brutalisht nga bashkëshorti. Fatkeqësisht, ky rast u bë edhe më tragjik, pasi viktima nuk arriti të mbijetojë dhe humbi jetën sot në QKUK.
U raportua se e ndjera që vdiq është Marija Zhivkoviq, (41-vjeçare), kurse burri i saj që e rrahu mizorisht është Dejan Zhivkoviq (43-vjeçar).
Sipas informacioneve të para, i dyshuari ka qenë në gjendje të dehur në momentin që ishte kthyer në orët e mbrëmjes në shtëpi, ku edhe pati fillimisht një konflikt me viktimën.
Burimet e sinjalit thonë se pas debatit verbal mes tyre, i dyshuari e ka kapur për fyti gruan, e më pas e ka rrëzuar përtokë, ku dyshohet se e ka goditur për shkallëve të shtëpisë deri në alivanosje.
Viktima u dërgua me urgjencë në QKUK, ndërsa i dyshuari u arrestua atë natë dhe u dërgua në mbajtje për 48 orë.
Lidhur me rastin, trupi i pajetë i viktimës pritet të dërgohet në IML për obduksion, ndërsa hetimi ndaj të dyshuarit do të vazhdojë.



Të tjera
Lajme
Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar
Aktuale
Miratohet në Kuvend zgjatja buxhetore për muajin mars
Në seancën e sotme, me 99
Aktuale
1 votë kundër rezolutës në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së ishte e deputetit të VV-së Fatos Geci
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën