I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Sirinë, Tom Barrack, tha të shtunën në Forumin e Dohas se decentralizimi është “receta e gabuar” për Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar se ky model nuk ka sjellë stabilitet as në Ballkan.
Duke iu referuar përvojave nga Evropa Juglindore, Barrack tha se rënia e ish-Jugosllavisë dhe krijimi i shteteve të shumta prodhuan kaos politik dhe shoqëror afatgjatë.
“Shikoni çfarë ndodhi në Ballkan, ne e ndamë atë në shtatë vende dhe ky është kaos”, tha ai.
Si shembuj të tjerë negativë, ai përmendi Irakun, ku pas kostove dhe humbjeve të mëdha, decentralizimi, sipas tij, u bë një burim i ri paqëndrueshmërie, si dhe Libanin dhe Libinë, ku modelet etnike-konfesionale të qeverisjes çuan në bllokada dhe fragmentim.
Barrack theksoi se nuk kishte një propozim të gatshëm për organizimin politik të Sirisë, por theksoi se vendimi duhet të merret nga vetë banorët e vendit – rajonet, komunitetet dhe kulturat



Të tjera
Lajme
Koalicioni me LDK-në në Mitrovicë, Peci ‘godet’: Me 3% nuk punon as iPhone
Pas prishjes së koalicionit në Komunën
Aktuale
Alarmante: Mbi 3 mijë persona humbën jetën në aksidente nga vitit 2000
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së
Aktuale
A është prishur koalicioni me Faton Pecin? Flet Gëzim Plakolli i LDK-së
Koalicioni mes Lidhjes Demokratike të Kosovës