Dita e diel në Kosovë do të karakterizohet me vranësira të shumta dhe reshje të pakta lokale. Reshjet lokale të shiut do të jenë prezente ende në disa zona nga “mbetjet” e masave ajrore ciklonike në largim e sipër. Fjolla bore vetëm në zonat më të larta malore.
Temperaturat maksimale pritet të lëvizin nga 4 deri në 8 gradë Celsius
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e diella sjellë vranësira dhe intervale kohore me diell. Dielli do të fillojë të shfaqet në perëndim të Shqipërisë së pari pastaj edhe në veriperëndim dhe jug të Malit të Zi dhe në juglindje dhe pjesët qendrore të Maqedonisë së Veriut. Në viset verilindore, veriore të Shqipërisë dhe veri të Malit të Zi e veriperëndim të Maqedonisë së Veriut së bashku me Kosovën do të ketë vranësira të dendura.
Nga e hëna përmirësim gradual i motit dhe pasditen e së hënës presim intervale kohore me diell edhe në Kosovë. Temperaturat do të shënojnë rritje në gati të gjitha viset, përpos atyre viseve ku eventualisht do të vjen deri te krijimi dhe qëndrimi i mjegullës./MeteoBallkan



Të tjera
Lajme
Koalicioni me LDK-në në Mitrovicë, Peci ‘godet’: Me 3% nuk punon as iPhone
Pas prishjes së koalicionit në Komunën
Aktuale
Alarmante: Mbi 3 mijë persona humbën jetën në aksidente nga vitit 2000
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së
Aktuale
A është prishur koalicioni me Faton Pecin? Flet Gëzim Plakolli i LDK-së
Koalicioni mes Lidhjes Demokratike të Kosovës