Një ngjarje tragjike është shënuar mbrëmë për dy familjet kosovare. Dy nga më të dashurit e familjes Hoxhaj dhe Rexhepi, humbën jetën tragjikisht pasi nuk arritën t’i bëjnë ballë plagëve të marra nga një aksident trafiku, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali nga burimet e veta, dy viktimat e këtij aksidenti janë mërgimtarët Kushtrim Hoxhaj dhe Jetmir Rexhepi.
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2024/01/417380235_7686180321410130_3833233317688988671_n.jpg)
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2024/01/417358617_269085526188685_6770937674515446333_n.jpg)
Po ashtu, të njëjtat burime bëjnë me dije se viktimat ishin familjarë mes vete, teksa dyshohet se po udhëtonin për në Kosovë.
Lajmin tashmë e kanë konfirmuar edhe familjarët e viktimave, të cilët thanë se miqtë e të afërmit e tyre do të njoftohen për ceremonitë e varrimit.