Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Prizren ka prezantuar listën e kandidatëve me të cilët synon të përfaqësojë qytetin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nga kjo degë janë propozuar disa emra të njohur në skenën politike dhe shoqërore, për të cilët LDK thotë se përfaqësojnë integritet, përvojë dhe angazhim publik.
Në njoftim theksohet se kandidatët Driton Selmanaj, Anton Quni, Hyre Tejeci, Xhavit Ukaj, Shaban Osmanaj dhe Fadil Kryeziu vijnë para qytetarëve me “karakter të pastër, përvojë të dëshmuar dhe vizion të qartë për zhvillimin e vendit”, shkruan IndeksOnline.
Sipas degës së LDK-së në Prizren, secili prej tyre synon të përfaqësojë interesat e qytetarëve me dinjitet dhe të kontribuojë në rikthimin e stabilitetit institucional.
“Prizreni gjithmonë ka dhënë njerëz të urtë, të përgjegjshëm dhe të vendosur, dhe edhe këtë herë kemi listën që na nderon”, thuhet në reagim.
LDK-ja u ka kërkuar qytetarëve mbështetjen për të çuar përpara punët që vlerësohen si të mira dhe për të forcuar besimin në institucionet vendore dhe qendrore./IndeksOnline/



Të tjera
Uncategorized
Wie Antiphonal Sein Bwin Cassinos Kunden Halten . Europäische Union Collect Bonus online casino buitenland www mojicaffe org
Starten loslegen auf Jackpota Glücksspielkasino schießen
Uncategorized
Bagside An Møde TTJL Gambling Casino Tilbage På Min Mobile Enhed Denmark Get Bonus Now Mrbet Casino Online
udskyd Spil og varm principal alternativ
Uncategorized
Handheld Players JOIN Races Without Issues On Any Platform. – British market Play & Claim Seven Casinos
The casino ‘s space-themed aesthetic make