Lirim Mehmetaj, analist i përhershëm në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, ka kritikuar me gjuhë të ashpër ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ai e ka quajtur Haxhiun një ministre “e padijshme deri në dhimbje”.
Duke folur për një propozim të saj si ministre e Drejtësisë, Mehmetaj e ka quajtur Haxhiun “mashtruese e përmasava mbarëkombëtare”.
“Nga shumë zhvillime, deklarata, mashtrime, montimet e budallaqe që i ka prodhuar Qeveria e Kosovës si e tërë dhe ministrat veç e veç, monumental mbetet propozimi i imbeciles me përmasa tmerruese, Albulena Haxhiut.
Haxhiu, një e padijshme deri në dhimbje, pati propozuar – besoni ose jo – që njerëzit të shkojnë në burg automatikisht nëse dikush thërret në polici dhe i denoncon.” – shkroi ai.
Tags: Lirim Mehmetaj