Njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, ka hedhur kritika ndaj kryeministrit Kurti, për shkak që ky i fundit mban në zyre flamurin e Kosovës dhe atë Kombëtar.
Siç thotë Matoshi, një gjë e tillë nuk ndodhë në asnjë vend tjetër të botës.
Ai thotë se Flamuri Kombëtar, duhet të jetë simbol për të kaluarën e jo të mbahet në zyre të kryeministrit.
Sipas Matoshit, nuk mbahet shteti me dy flamuj e dy kushtetuta.“Në asnjë vend të botës nuk ndodhë një gjë e tillë. Asnjëherë nuk do të duhej të mbaheshin dy flamuj në zyre. Nuk mundesh me ba shtetin me dy flamuj e as me dy kushtetuta”, ka thënë ndër të tjera Matoshi në Politiko të Kanal 10.