Nisma Socialdemokrate ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj si e vetme në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, duke e konsideruar këtë hap si opsion të fundit për partitë e saj, ka thënë në Debat Plus kreu i partisë, Fatmir Limaj.
“Natyrisht partia është e regjistruar. Gjithmonë ka hapësirë, por opsioni i jonë i fundit ka qenë të për shkuar vetëm. Gjithmonë ka hapësirë. Por jemi regjistruar dhe shkojmë vetë në zgjedhje, si opsion i fundit i ynë”, ka thënë Limaj në Debat Plus.
Limaj ripërsëriti gatishmërinë për të bashkëpunuar me të gjitha subjektet politike që kërkojnë pjesëmarrjen e tij në çështje që ndikojnë në interesin e përgjithshëm të Kosovës.
“Vazhdoj të mbajt të njëjtin qëndrim. Me interesa e shtetit. Kurdo që më ftojnë, të gjitha këta (LVV, PDK, LDK…) që i përmende, e harrove edhe Ramushin. Kushdo që më fton dhe që ka diçka më thënë për temat nacionale. Dhe kanë interes për ta dëgjuar mendim tim ose mendojnë që duhet të ketë ftesë gjithmonë jam i gatshëm.”, ka thënë Limaj.



Të tjera
Aktuale
Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike
Aktuale
Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë
Ministri në detyrë i Financave, Punës
Aktuale
Haga zbulon pse u kërkua kohë shtesë në rastin e Thaçit e të tjerëve
Gjykata Speciale doli me njoftim lidhur