Me dy vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë është dënuar Lubisha Miljkoviq, i akuzuar për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan më 29 maj të vitit 2023.
Ai paraprakisht ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Speciale për veprën penale “sulm” dhe “pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale apo huliganizëm”.
“Unë e pranoj fajësinë dhe e pranoj marrëveshjen për pranimin e fajësisë”, tha ai.
Edhe avokati Milosh Deleviq tha se marrëveshja është arritur me vullnet të lirë dhe pas konsultimeve të mjaftueshme të të pandehurve me mbrojtësin. Deleviq propozoi Milkoviq që të dënohet me gjobë dhe t’i mundësohet pagesa me këste në periudhë dyvjeçare.
Prokurori Bekim Kodraliu deklaroi se marrëveshja parasheh 2 vjet burgim efektiv, ku llogaritet koha e kaluar në paraburgim, si dhe gjashtë muaj burgim që zëvendësohen me gjobë në vlerë prej 14.000 eurosh.
Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra, konstatoi se janë plotësuar kushtet e parapara për ta miratuar marrëveshjen e fajësisë dhe se është e bazuar në prova e fakte. Aktgjykimi do të shpallet pas pak.



Të tjera
Aktuale
Çeku në listën për deputetë të AAK’së, Haradinaj: Që në ditët e para në krye të UÇK
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka
Aktuale
“50% e rrymës nga Serbia”, Ymeri thotë se në Kosovë ka udhëhequr VukVendosja, akuzon Kurtin
Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri,
Aktuale
Shkon të blejë ilaçe, i moshuari ndërron jetë në farmaci
Një i moshuar rreth 87-88 vjeç