Reshje të dobëta shiu kalojnë pjesëve të vendit orëve të para të ditës së enjtë. Zonave më malore paraqiten kushte për reshje sqote apo dhe të dobëta dëbore.
Gjatë ditës mbetet mot kryesisht i vranët, por se frynë dhe erë më e theksuar juglindore, që frynë me intenzitet mesatarë e të fuqishëm, 7-15m/s. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 10C e 11C, maksimalet, derisa minimalet zbresin në 4C e 5C. Reshje të dobëta paraqiten lokalisht edhe orëve të mbrëmjes.
Mot kryesisht i vranët e me shi kohëpaskohe parashihet edhe ditën e premtë, me maksimale që shkojnë deri në 10C e 11C. Ditën e shtunë orëve të pasdites në pjesë të vendit, qielli hapet pakëz nga vransirat, për rreze dielli, megjithëse në intervale të shkurta. Nga dita e diel sërish më shumë vransira përshkojnë vendin. Temperaturat zbresin në 7C e 8C, ato maksimale e minimalet zbresin në 2C. Frynë erëra të lehta dhe mesatare nga verilindja 4-10m/s.



Të tjera
Lajme
Koalicioni me LDK-në në Mitrovicë, Peci ‘godet’: Me 3% nuk punon as iPhone
Pas prishjes së koalicionit në Komunën
Aktuale
Alarmante: Mbi 3 mijë persona humbën jetën në aksidente nga vitit 2000
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së
Aktuale
A është prishur koalicioni me Faton Pecin? Flet Gëzim Plakolli i LDK-së
Koalicioni mes Lidhjes Demokratike të Kosovës