Hibrid.info ka njoftuar opinionin publik që të kenë kujdes ndaj përmbajtjeve që po qarkullojnë në rrjete sociale, pasi së fundmi janë shfaqur disa video të gjeneruara me inteligjencë artificiale që lidhen me zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në rrjetin social TikTok janë publikuar video ku pretendohet se gazetarë të ndryshëm kanë intervistuar mërgimtarë në aeroporte për preferencat e tyre të votimit. Sipas Hibrid.info, këto materiale janë të krijuara përmes teknologjisë së AI dhe po përdoren për të krijuar narrativë të rreme politike.
Në një takim informues me gazetarë, hulumtuesi i lartë në Hibrid, Festim Rizanaj, theksoi se problemi kryesor me këto video është ndikimi i madh që po arrijnë në audiencë.
Ai sqaroi se këto video po dëgjohen më shumë sesa po shikohen, ndërsa me pak vëmendje mund të dallohen shenjat e manipulimit.
“Ne kemi identifikuar disa video që janë gjeneruar me inteligjencë artificiale, me narrativë politike, kryesisht duke u ndërlidhë me afrimin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. E kemi vërejtur se nuk është një fenomen i izoluar, se ka një përdorim të tillë dhe ka një ndikim në bazë të shpërndarjeve që janë përdorur…2:09. Problemi i tyre është se kanë marrë shumë ndërlidhje, shpërndarje, komente, me mijëra shikime, që ne i vlerësojmë si formë e ndikimit të tyre.. Kur shikohen nga audienca kemi vërejtur që më shumë dëgjohen sesa shikohen për shkak se ju intereson se çka po thuhet. Nëse koncentroheni i vëreni disa deformime, mimikat e fytyrës, pamja e vizëlluar, zëri robotik, detajet gjatë gjenerimeve të caktuara, tekstet të deformuara dhe të pakuptimta”, tha Rizanaj.



Të tjera
Lajme
Koalicioni me LDK-në në Mitrovicë, Peci ‘godet’: Me 3% nuk punon as iPhone
Pas prishjes së koalicionit në Komunën
Aktuale
Alarmante: Mbi 3 mijë persona humbën jetën në aksidente nga vitit 2000
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së
Aktuale
A është prishur koalicioni me Faton Pecin? Flet Gëzim Plakolli i LDK-së
Koalicioni mes Lidhjes Demokratike të Kosovës