Pas një alarmi për eksploziv në diskotekën “Gate Club” në Prishtinë, në orët e para të ditës së sotme, eventi është anuluar. Për shkak të panikut, është kërkuar nga klientët që të largohen, teksa njësitet anti-bombë dhe K9 kanë intervenuar.
Por paralajmërimi për shpërthim doli të jetë i rrejshëm.
Kështu kanë njoftuar nga diskoteka përmes një njoftimi në rrjete sociale, teksa nuk janë bërë të ditura detajet e tjera.
Në një video të siguruar nga Sinjali, dëgjohet teksa kërkohet nga të pranishmit të largohen nga ambientet e diskotekës.
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2023/11/405303044_2683336981821511_2317687673694400857_n-517x1024.jpg)
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2023/11/370153749_309845111921741_3817851008261979743_n-517x1024.jpg)