Ndërmarrja publike, Telekomi i Kosovës, po e humb përqindjen në tregun e shërbimeve të telekomunikimit. Bazuar në raportin e fundit të Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike, teksa më 2018 Vala pati 53 për qind të përdoruesve në treg, në tremujorin e fundit të këtij viti, kjo shifër ka rënë në 44.45 për qind. Në Telekom, këtë nuk e konsiderojnë si rënie, por si ngritje më të ngadalshme se e konkurrencës
Sipas raportit të Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike të publikuar së fundmi, derisa në vitin 2018, Vala kishte 53 për qind të përdoruesve në treg, në tremujorin e tretë të këtij viti, ajo ka rënë në 44.45 për qind, duke bërë që operatori tjetër IPKO të ketë 54 për qind të konsumatorëve.
Rënia më e madhe është shënuar te telefonia fikse, ku nga 57 për qind e të hyrave në treg më 2018, ato kanë rënë në 27.30 për qind. Sa u përket përdoruesve të internetit, ajo ka vetëm 6.11 për qind të tregut.
Më 2022, Qeveria i ka ndarë 10 milionë euro për investime në Telekom, ndërsa 20 milionë të tjera hua, 15 prej të cilave këtë vit. Në Telekomin e Kosovës kanë thënë se ky trend nuk duhet parë si humbje të tregut, por si një ngritje më të ngadalshme se konkurrenca.
“Nuk bëhet fjalë për rënie, por sigurisht që bëhet fjalë për rritje me të ngadalshme se sa konkurrenca. Siç mund të shihet nga të dhënat e publikuara nga ARKEP ka disproporcion mes pjesëmarrjes në numër të konsumatorëve dhe pjesëmarrje në të hyra nga ana e Telekomit në tregun e përgjithshëm”, thuhet në përgjigjen e Telekomit.
Sipas kësaj kompanie, Telekomi ka çmime më të lira për konsumatorët prandaj pjesëmarrja në të hyrat e përgjithshme është më e ulët në raport me numrin e konsumatorëve.
Në pyetjen e KOHËS se a kanë ndikuar rëniet e shërbimeve me të cilat u përball Vala, me humbje të përdoruesve, pranohet se vjetërsimi i pajisjeve ndikon në cilësinë e shërbimeve.
“Pajisjet e vjetra janë duke u ndërruar dhe do të ndërrohen të gjitha. Procesi i modernizimit të rrjetit tonë që po ndodh vazhdimisht mund të përcillet me ndonjë rast edhe me ndonjë degradim të shkurtër të shërbimeve tona. Por ne kujdesemi që kualiteti i shërbimeve të jetë në parametrat e lejuar për klientët tanë”, thuhet në përgjigjen e kompanisë.
Kjo kompani ka treguar edhe për investimet që janë duke u bërë në shërbimin e teknologjisë 4G.
“Jemi në fazën e investimeve në rrjet dhe në disa zona ka përmirësime të dukshme ndërsa muajve të ardhshëm do të jemi liderë në treg sa i përket cilësisë së shërbimeve, si rezultat i investimeve në rrjet dhe teknologji. Ne jemi në fazë të modernizimit të plotë të rrjetit mobil. Një pjesë e rrjetit tashmë është modernizuar me teknologji 4G+. Procesi po vazhdon dhe në vitin 2024 do të përfundojë tërësisht. Klientët tanë do të kenë teknologji 4G+ në tërë vendin dhe 5G në zona më të dendura”, thuhet në përgjigje.
Qeveria Kurti me ardhjen në pushtet pati premtuar rimëkëmbjen e ndërmarrjeve publike.
“Ne jemi të interesuar që Telekomin, Valën ta bëjmë lidere në Kosovë ashtu siç ka qenë dhe për këtë arsye, i kemi dhënë mbështetje financiare vitin që lamë pas”, pati deklaruar kryeministri Albin Kurti në janar të vitit 2022 gjatë një vizite në Telekom.
Megjithatë, të dhënat e publikuar dhe ndryshimet në bordin drejtues nuk argumentojnë arritjen e objektivave gjatë kësaj periudhe.