Zëvendësministri i ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi pas mesnatës ka njoftuar se ka dalë në terren për të parë nga afër punën që po bëhet për pastrimin e rrugëve.
Në pamjet e publikuara, shihet Durmishi i veshur me jakne firmato e cila kap një çmim mjaft të shtrejtë prej 1 mijë e 800 euro.
E dhimbshme: Humb jetën i riu nga Malisheva në një aksident në Gjermani
Durmishi në pozitën që ka në Qeverinë e Kosovës, si zv.ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka pagë mbi 1100 euro, që i bie që jakne që ka të veshur, kushton më shumë se një pagë mujore e tij.
Vitin e kaluar, Durmishi kishte shtuar në deklarimin e pasurisë veturën e tij, që kapte vlerën e 23 mijë eurove./Botapress.info/