Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit Kosovar për Drejtësi, ka thënë se aferat korruptive të tre viteve në pushtetit të Kurtit janë të barabarta me 20 vitet e udhëheqësve të partive tjera.
Miftaraj përmes një statusi në Facebook ka numëruar skandalet e Qeverisë Kurti dhe të gjithë ministrat e përfshirë në këto skandale.
“Albini, Donika, Bislimi, Rozeta, Hekurani e regjimi i tyre as tre vite të plota në pushtet, kurse aferat korruptive të barabarta me 20 vite te partive tjera politike”, ka shkruar ai.