Personat që vuajnë dënimet për vepra të ndryshme penale në Qendra Korrektuese në Kosovë, ka raste kur gjejnë mundësinë dhe arrijnë që të arratisen nga hapësirat e burgjeve. Raste të tilla kanë qenë goxha të shpeshta në Burgun e Dubravës, por edhe në Qendrën për të mitur në Lipjan, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje, ku një 20-vjeçar ka arritur të largohet dhe akoma nuk është kapur.
Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes, kur i dyshuari është arratisur nga kjo qendër, ku po vuante dënimin për veprën penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzë ndaj tre zyrtarëve në Suharekë, keqpërdorën detyrën zyrtare
Sipas informacioneve të para, posa zyrtarët korrektues e kanë zbuluar se i dyshuari ka ikur, e kanë lajmëruar Policinë, por përkundër kërkimeve, policët ende s’kanë rënë në gjurmët e tij.
Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve për arrestimin e të miturit dhe kthimin e tij në qendrën korrektuese./Botapress.info/