Qe 15 vite është shpresa e shumë familjeve në nevojë. Halil Kastrati, po vazhdon që me humanizmin e tij të jetë ndihmë e shumëkujt.
Së fundmi janë bërë virale edhe disa raste, për të cilat ai dhe shoqata e tij i kanë ndihmuar. Një nga to ishte edhe ndihma që ia bëri 80-vjeçares, e cila ka jetuar e vetme në Fushë Kosovë.
Raste të tilla, Kastrati thotë se e prekin shumë emocionalisht dhe mundohet të gjejë zgjidhje për të gjithë./Botapress.info/