Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur sot në magjistralen Pejë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Gurrakoc, ku janë lënduar 14 persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.Sipas Gashit, në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një kombi-bus me nxënës.
LEXO EDHE KETE
Erdhi dimri, nga kjo ditë Kosova përfshihet nga moti i ftohtë dhe bora
Sipas Gashit, të lënduarit kanë pranuar tretmanin mjekësor, ku të gjithë më pas janë liruar, përveç një nxënësi i cili po vazhdon të trajtohet në spital.
“Pas kontrolleve dhe tretmanit mjekësor që ju është bërë personave të lënduar sipas mjekut kujdestar të gjithë personat e përfshirë në aksident janë liruar, përveç një nxënësi i cili po vazhdon të trajtohet në këtë spital”, shtoi ai./Botapress.info/