Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka “thumbuar” liderin e VV-së , Albin Kurti, i cili dje në urimin për 28 Nëntorit ka folur për “Nëntorin e Tretë ”.
Derisa Hasani ka rikujtuar ditëlindjen e Adem Jasharit dhe daljen në skenë të UÇK-së , ai ka vlerësuar se Nëntori i Tretë nuk ndodh brenda kë saj gjenerate
“Në Korçë, në festimin e radhës të 28 Nëntorit. Me shokë dhe pa Ademin. Zoja Nurije mori vendin e dr. Ademit, i cili na mungon të gjithëve, dhe erdhi me ne. Ta kujtojmë përvjetorin e Flamurit dhe dr. Ademin bashkë me këtë festë, të cilën gjithmonë e kemi shënuar së bashku. Ta kujtojmë ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Nëntorin e Tretë, që nuk përsëritet më kurrë për këtë gjeneratë. Ta kujtojmë edhe daljen në skenë të UÇK-së, lajmëtaren e lirisë dhe të Nëntorit të Tretë”, ka shkruar Hasani.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e