Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Prishtinë.
Dy persona janë arrestuar meqë dyshohen për dhunë fizikë ndaj prindërve të tyre.
Në rastin e parë, policia tha se prindërit kanë pësuar dhunë fizike dhe psikike nga djali i tyre.
Ndërsa, në të dytin, djali dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij pas një mosmarrëveshje.
Raporti i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
· Prishtinë 28.11.2025-01:00. Raportohet se prindërit kanë pësuar dhunë fizike dhe psikike nga djali i tyre i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Prishtinë 28.11.2025-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e