E shtuna e ftohtë, lokalisht me borë

Për të shtunën parashihet të mbretërojë ende mot i ftohtë, kryesisht i vranët.  Lokalisht mund të ketë reshje bore, apo të përziera shiu e bore, derisa në pjesë më të ulëta vetëm shiu.  Temperaturat luhaten ndërmjet -1C e 4C.  Frynë erë e lehtë veriore 2-4m/s.  Nga dita e diel vranësirat shpërndahen, e pjesëve të Dukagjinit do të ketë intervale me diell.  Minimalet zbresin në -2C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 3C e 5C.

Ditëve të para të dhjetorit, stinës dimërore meteorologjike, po parashihet mot stabil, me intervale më të gjata me diell.  Të martën kalojnë vranësira, kryesisht shtresore të nivelit të lartë.  Përgjatë ultësirave formohen shtresa mjegulle, apo vranësirash të ulëta, që mund të mbeten më gjatë edhe orëve të mesditës.  Temperaturat shënojnë një rritje deri në 7C e 8C, në pjesë ku mund të ketë më shumë kthjellime, derisa në pjesët e mbuluara me mjegull mund të jenë më të ulëta.  Minimalet zbresin në -2C e 0C.  Do të dominojnë qetësitë.  Orëve të pasdites frynë erë e lehtë jugore 1-4m/s.

Të tjera

Aktuale

Publikohen çmimet e derivateve për sot në Kosovë

Çmimi i naftës për ditën e

Uncategorized

Come ricevere assistenza immediata quando giochi su 888 app di casino

In questo articolo esploreremo come ricevere

Aktuale

Gjendet pa shenja jete një person në Podujevë

Një person në Podujevë është gjetur