Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, është subjekt hetimi i Prokurorisë Themelore në Pejë për një rast të kanosjes ndaj dy personave, incident ky që dyshohet të ketë ndodhur më 23 nëntor në qytetin e Pejës.
Në një prononcim, Riza Murati, që e raportoi Krasniqin për kanosje, ka dhënë versionin e tij për rastin dhe ka treguar detaje se çka ndodhi atë ditë.
Murati tha se atë ditë djali i tij kishte pësuar aksident trafiku dhe vetura e të njëjtit ishte e ndalur, derisa policia të arrinte në vendin e ngjarjes.
Por, sipas tij, ministri Krasniqi ka pretenduar se po i pengon në rrugë dhe ka kërkuar largimin e saj, gjë të cilën Murati e ka refuzuar, për shkak se po priste policinë.
“Të dielën në orën 12:00 ka ardhë djali të më marr në punë, atë ditë dhe ka ndodhur një aksident, i ka ra njëri me kerr djalit dhe i kemi thirrë policinë, ndërkohë ka ardhur ky personi ka dalë nga kerri, unë se kam njohur se ka qenë Ministër, na ka thënë ta largoni kerrin prej aty. Unë i thash “nuk bën të largohet vetura prej aty, pa ardh policia nuk bën të hiqet kerri prej vendit të ngjarjes”, tha ai.
Momenti kulminant i kësaj ngjarje, sipas Muratit ka qenë ai kur ministri i Kurtit, pozitë për të cilën ky as nuk e dinte se e kishte, ia kishte treguar armën që mbante në brez.
Ky veprim i Krasniqit e ka frikësuar Muratin, por edhe të birin e tij, njofton Klankosova.tv.
“Si u afruam ai u qart krejt, i çoi duart, mos mu afroni, i thash asgjë nuk po të bëjmë po kerri nuk bën të largohet. Një femër që kish qenë me të në kerr, shofere, doli e qiti kokën në dritare tha “a e dini kush është ky”.
“Ndërkohë, ky personi njërën dorë e ka çu lart, me tjetrën e ka çu jaknen me ma tregu armën. Mua ma merr mendja që ka mendu që ne duam ta rrahim ose ta kanosim, vetëmbrojtje, apo me na tut neve a. Kur e nxori armën unë u befasova, u tuta prej tij, u tut djali”, ta Murati për Klan Kosovën.
Ai tha se targat e veturës i kishin fotografuar dhe i kishin dërguar në polici, por derisa kanë reaguar gazetarët, policia nuk i kishin treguar se personi në fjalë është ministër në detyrë.
Murati u shpreh se ka dhënë deklaratë në polici dy herë, derisa tha se tani që e di se është ministër, po ndihet i rrezikuar.
“Kur ministri sillet si të jetë rrugaç, qysh mos me u ndi”, u shpreh ai, duke thënë se më e udhës kishte qenë që Krasniqi të ndalej e të pyeste për ndihmë.
“Unë frikësohem se kta VV-ja e kanë në dorë krejt, këta bëjnë çka të duan vet”, tha ai, duke menduar se rasti i tij nuk do të trajtohet si duhet në polici.
“Çka kam unë, asgjë s’kam hiç. Unë jam thjesht një bujk”, përfundoi Murati.



Të tjera
Lajme
“I çoi duart lart, ma tregoi armën. Si rrugaq”: Flet personi që thotë se u kërcënua nga ministri Elbert Krasniqi
Ministri në detyrë i Administrimit
Aktuale
Presidenti Trump uron Shqipërinë për Pavarësi, ka një mesazh të ngrohtë për shqiptarët
Presidenti shqiptar Bajram Begaj ka
Aktuale
E trishtë: Ky është 32 vjeçari që u nxor nga FSK-ja në liqenin e Livoqit
Sot, u gjet trupi i pajetë