Presidenti shqiptar Bajram Begaj ka marrë një mesazh urimi nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump me rastin e përvjetorit të Pavarësisë.
Në një reagim në rrjete sociale, Begaj ka ndarë përshëndetjet nga lideri amerikan për shqiptarët në këtë ditë të rëndësishme, ndërsa shton se Shqipëria mbetet e përkushtuar për të punuar me aleatin e saj.
“Ndihem i nderuar t’u përcjell përshëndetjet e presidentit Trump shqiptarëve për Ditën e Pavarësisë. Faleminderit SHBA, dhe faleminderit”, shkroi Begaj në X.
Donald J. Trump për mesazhet e ngrohta dhe pozitive në këtë ditë të rëndësishme. Shqipëria mbetet e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara mbi prioritetet tona të përbashkëta. Shqipëria gjithmonë ka qëndruar dhe do të qëndrojë gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara. Zoti i bekoftë kombet dhe popujt tanë”, shtoi ai.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e