Sot, u gjet trupi i pajetë i personit që ishte raportuar i zhdukur ditën e djeshme në Gjilan. Ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) e gjetën trupin e 32-vjeçarit në liqenin e Livoçit.
I ndjeri është identifikuar si Xhezair Hafizi.
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani. Ai njoftoi se trupin e pajetë e gjetën rreth orës 12:45, gjatë kërkimeve intensive në pendën e fshatit Livoq.
“Sot, më datë 28.11.2025, gjatë vazhdimit të kërkimeve, ekipet e specializuara të zhytësve të FSK-së arritën të gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur më 27.11.2025. Vdekjen e tij në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor,” tha Osmani.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e