Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë lëshoi një numër të afateve dhe urdhrave në lidhje me përmbylljen e paraqitjes së argumenteve prej Mbrojtjes dhe fazat e mbetura të procesit.
Gjykata Speciale ka vendosur të shtojë dy seanca shtesë për fjalët përfundimtare të ekipeve mbrojtëse, në rastin e katërshes së UÇK-së.
Përveç javës nga 9 – 13 shkurt 2026, ka shtuar edhe dy data të tjera, 16 dhe 18 shkurtin.
Edhe këtë herë, si në dy vitet e fundit, Specialja po e respekton Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke evituar datën 17 Shkurt.
Por, ndryshe kishte vepruar në vitin 2023, kur caktoi pikërisht këtë datë për seancë ndaj Thaçit dhe të tjerëve.



Të tjera
Aktuale
BE e shqetësuar me ngërçin, heqja e masave e lidhur me tranzicionin e pushtetit në veri
Në takimin që do të mbahet
Ekskluzive Lajme
Më 28 Nëntor, vdes ish-ushtari i UÇK-së, Halit Zariqi
Sot në Ditën e Flamurit, ka
Aktuale
FSK gjen sot trupin e pajetë të 32-vjeçarit në pendën e Livoqit
Është gjetur i vdekur 32-vjeçari që