Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nesër do të jetë për vizitë në Prishtinë ku do të pritet nga autoritetet kosovare.
Turneun nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor, Stoltenberg e nis të dielën me vizitën në Sarajevë, pas cka të hënën pasdite do të udhëtojë në Prishtinë, kurse të martën paradite në Beograd do të zhvillojë takime me zyrtarët serb.
Kjo është lista me emrat e zyrtarëve të Doganës të arrestuar në aksionin në veri
Shkupi do të jetë etapa e fundit e vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor.
Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqire e takimit joformal të liderëve të aleatëve të NATO-s nga rajoni.
“Të mërkurën, më 22 nëntor, sekretari i Përgjithshëm do të marrë pjesë në një takim me liderët aleatë nga rajoni. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq dhe kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, janë ftuar të marrin pjesë, thuhet në njoftimin e NATO-s./Botapress.info/