Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në rrugën Kaçanik-Ferizaj, ku një person ka mbetur i vdekur dhe janë lënduar pesë të tjerë.
Zhduket 15 vjeçarja nga Peja, Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët
Siç njofton major i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Qazim Reka për Gazetënm Sinjali, në këtë aksident janë përfshirë tri vetura.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:10. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa si pasojë janë lënduar gjashtë persona njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë”, ka thënë Reka.