Presidenti i Partisë Popullore Evropiane dhe deputeti i Parlamentit Evropian, Manfred Weber, ka deklaruar se nga Serbia pritet të përmbushë rekomandimet nga Raporti i Progresit, mbi të gjitha të normalizojë raportet me Prishtinën dhe të kuptojë se Kosova është shtet.
Ai tha se raporti ishte një mesazh i qartë për atë që pritet nga Serbia, veçanërisht në lidhje me Kosovën.
Weber tha se ENP është një parti që mbron zgjerimin që do të sillte stabilitet në Bashkimin Evropian të sotëm dhe se ata e shohin zgjerimin nga një kënd gjeopolitik.
“Për këtë çështje presim mesazhe dhe hapa të qartë nga Serbia, për të kuptuar se Kosova është shtet dhe se si e tillë është pranuar nga shumica e vendeve anëtare të BE-së.
Ka shumë zhgënjim në Ballkanin Perëndimor. Duhet të them se kjo është edhe për shkak të sjelljes së disa anëtarëve të Bashkimit Evropian. Ne duhet ta kapërcejmë atë, duhet t’i kthehemi mënyrës së vjetër të të menduarit kur ia ofruam Bashkimit Evropian 10 anëtarë pas rënies së Murit të Berlinit dhe kjo ishte e mirë për të gjithë. Kjo mënyrë e të menduarit për zgjerimin tani duhet të zbatohet edhe në Ballkanin Perëndimor, Moldavi, Ukrainë dhe vende të tjera”, tha ai për N1.