Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se do të ndajnë para për RTK’në nga kategoria kursimet.
“Që në muajin gusht ne e bëmë një zgjidhje të përkohshme, duke dhënë overdraftin për RTK me shpresën që pas konstituimit të kuvendit dhe themelimit të komisioneve parlamentare, të arrihet zgjidhja e duhur për të cilën kishim përgjegjësi të gjitha partitë politike parlamentare. Ne nuk i kishim votat e mjaftueshme pasi partitë tjera refuzuan kategorikisht pagat për RTK. Siç edhe e ka paralajmëruar ministri Hekuran Murati këtë të hënë në konferencë, kemi shqyrtuar disa opsione të mundshme për të dalë nga kjo situatë. Në këtë mbledhje, mjetet e nevojshme po ndahen nga kategoria e kursimeve. Pra kjo zgjidhje e sotshme, apo më mirë të themi mënyrë e tanishme është veçse një improvizim i detyruar, pas përpjekjeve tona të vazhdueshme në kuvend për ta miratuar aty buxhetin për RTK’në.”



Të tjera
Aktuale
30 persona do të intervistohen për manipulime me vota në Deçan e Junik
Gazeta Sinjali ka mësuar se 30
Lajme
Koalicioni me LDK-në në Mitrovicë, Peci ‘godet’: Me 3% nuk punon as iPhone
Pas prishjes së koalicionit në Komunën
Aktuale
Alarmante: Mbi 3 mijë persona humbën jetën në aksidente nga vitit 2000
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së